Tërmet 7-ballësh ndaj Bochum, Bayern Munich fut në presion ujqit e Wolfsburg

Bayern Munich është treguar i pamëshirshëm kundër Bochum, duke fituar me rezultatin e thellë 7-0. Kampionët e Gjermanisë e nisën me vrull, duke shënuar që në minutën e 17-të kundër Bochum.

Kimiçh dhe Gnabry i çuan shifrat në 3-0 brenda 15 minutave, ndërkohë që në fund Lampropoulos realizoi edhe një autogol. Nuk mund të mungonte në listën e shënuesve Robert Lewandowski.

Sulmuesi realizoi golin e pestë të takimit, duke i lënë radhën Kimmich që shënoi golin e dytë persona, kurse Choupo-Moting vendosi “vulën” më golin e shtatë. Në fund realizoi edhe Thomas Muller, por VAR ia prishi festën.

Sot u luajtën edhe 3 takime të tjera dhe vetëm Augsburg festoi, pasi mposhti me rezultatin minimal 1-0 kundër Borussia M’Gladbach. Takimet e tjera, Arminia Bielefeld-Hoffenheim dhe Mainz-Freiburg u mbyllën e rezultatin 0-0.

BUNDESLIGA -JAVA 5

Bayern Munich-Bochum 7-0
Shënues:
Sane 17’, Kimmich 27’, 65’, Gnabry 32’, Lampropoulos (aut.) 43’, Lewandowski 61’, Choupo-Moting 79’
Arminia Bielefeld-Hoffenheim 0-0
Augsburg-Borussia M’Gladbach 1-0
Shënues:
Niederlechner 81’
Mainz-Freiburg 0-0

/ oversport.tv