Tërmet në Bergamo, por sfida Atalanta-Roma do të zhvillohet normalisht

Për momentin nuk ka rrezik që të shtyhet ndeshja e Serie A mes Atalantës dhe Romës, që është programuar që të luhet sot në Bergamo në orën 15:00, pas goditjes së fortë të tërmetit të mëngjesit të sotëm me epiqendër në provincën bergamaske.

Delegati i Ligës së Serie A dhe përgjegjësit e sigurisë janë aktualisht në stadium dhe për momentin nuk ka elemente kundër zhvillimit të rregullt të ndeshjes.


kliko mbi imazh për më shumë informacione rreth Mega Shorteut Tibo

Lëkundjet e tërmetit u ndjenë në Bergamaska dhe Milano, rreth orës 11:35 të mëngjesit të sotëm.

Tërmeti ishte me magnitudë 4.4 ballë dhe me epiqendër në Bonate Sotto (Bergamo). Në zona të ndryshme të krahinës lombardë pallatet janë lëkundur dhe shumë njerëz kanë dalë në rrugë. / Oversport.tv