Terror për ish-mesfushorin e Juventusit, hajdutët i vjedhin shtëpinë

Një ngjarje vërtet e rëndë ka ndodhur në Nice, në shtëpinë e ish-mesfushorit të Juventusit, Mario Lemina. Sipas asaj që raporton “L’Equipe”, tre hajdutë kanë bastisur shtëpinë e lojtarit duke terrorizuar njerëzit e pranishëm brenda.

Lemina ishte në grumbullim me Kombëtaren e tij, gabonin kur tre hajdutët kanë hyrë në shtëpinë e tij. Të maskuar dhe me armë në dorë ata kanë terrorizuar tre gratë e pranishme në shtëpi, përfshirë këtu edhe partneren e Lemina, Fanny Neguesha.

Sipas asaj që është raportuar, hajdutët dyshohet se kanë vjedhur veshje, bizhuteri dhe sende me vlerë që arrijnë deri në 300 mijë euro. Ndërkohë, Lemina i tronditur nga lajmi, i ka kërkuar trajnerit të tij Patrice Neveu të mos luante ndeshjen e rradhës për kualifikueset e Kupës së Botës kundër Angolës. /oversport.tv