Ditën e nesërme, Egnatia do të përballet me Ararat-Armenia për ndeshjet kualifikuese të Conference League. Sot skuadra rrogozhinase ka mbërritur në qytetin e Erevanit në Armeni dhe kanë kryer stërvitjen.
Në prag të kësaj përballjeje, trajneri i Egnatias Edlir Tetova ka dalë në konferencë për shtyp në zyrën për shtyp të klubit. “Shanset nesër janë 50 me 50, e kemi përgatitur ndeshjen shumë mirë ndaj Araratit.
Jemi përfaqësuar denjësisht në kampionat dhe nuk është se ka shumë ndryshime nga ne. Egnatia do të bëjë lojën e saj si në kampionat dhe gjithçka do të shihet nesër në fushën e lojës”, u shpreh Edlir Tetova.
Më poshtë mund të gjeni dhe konferencën e Edlir Tetovës dhe stërvitjen e ekipit rrogozhinas të mundësuara nga zyra për shtyp e Egnatias. /oversport.tv