Tetova: Kërkoj më shumë nga sulmuesit, dëmtimi ndikoi te loja e dy skuadrave

Trajneri i Egnatias, Edlir Tetova ka folur për Oversport pas fitores përballë Tiranës. “Tjetër humbje? Shorti ishte i fortë, por herët a vonë do të përballemi me të gjithë. Ekipi reagoi pas golit të parë, por nuk arritëm që të shënonim.

Kërkojmë më shumë nga sulmuesit. Në pjesën e dytë rrezikuam me BamBam, por edhe ai pak ditë ka me skuadrën. Nuk i mungojnë cilësitë, por duhet ta shohim në vazhdim. E urova Shehin sepse jemi miq.

Dëmtimi ndikoi? Duhet të pranojmë që këto gjëra ndodhin në futboll. Të gjithë u shqetësuam, lojtarët ishin duke qarë. Shpresojmë që Qefalia të jetë mirë, por besoj se dëmtimi i tij ndikoi tek rendimenti i lojtarëve të të dyja skuadrave”, ka thënë Tetova. / Oversport.tv