Edlir Tetova nuk do të jetë më trajneri i Egnatias për vazhdimin e sezonit. Sipas burimeve pranë redaksisë së Oversport, trajneri durrsak dhe drejtuesit e Egnatias kanë rënë dakord që marrëveshja mes palëve të ndërpritet.
Drejtuesit e Egnatias humbën durimin pas disfatës së sotme ndaj Teutës dhe duke i shtuar faktin që Egnatia ka katër ndeshje pa fitore, kanë sjellë edhe largimin e Edlir Tetovës.
Për sa i përket pasuesit të Tetovës, por momentin në “pole position” për stolin e Engatias është një emër i njohur i futbollit shqiptar. Shpëtim Duro është më i kuotuari për stolin e rrogozhinasve, por ende nuk është arritur marrëveshja finale, pasi po diskutohen për detajet e fundit. Megjithatë, nesër pritet që gjithçka të marrë formë zyrtare dhe Duro të jetë trajneri i ri i Egnatias.
/oversport.tv