Trajneri i Egnatias, Edlir Tetova ka folur për emisionin “Ti Bo Gol” pas barazimit pa gola në transfertën kundër Bylisit.
“Jam i kënaqur me lojën e skuadrës, por më gëzon më shumë fakti që nuk pësuam gol për të tretën ndeshje radhazi. në pjesën e dytë kishim luhatje dhe u ndje mungesa e disa lojtarëve.
Besoj se do të rikuperojmë lojtarët në këtë periudhë pushimi. Ishim më afër golit në pjesën e parë, por nuk arritëm një të shënonim.
Çfarë mund të bënte më shumë Egnatia? Pjesën e parë luajtëm mirë, ndërsa në pjesën e dytë vuajtëm në mesfushë. Zëvendësimet që bëmë ndoshta nuk rezultuan edhe aq efikase”, ka thënë mes të tjerash Tetova. / Oversport.tv