Tetova: Qirko ishte i pakalueshëm sot, dominuam kundërshtarin edhe pse ishim “të cunguar”

Trajneri i Egnatias, Edlir Tetova ka folur për Oversport pas barazimit shtëpiak përballë Teutës.

“Meritonit diçka më shumë? Mendoj që ne ishim më afër fitores, me rastet që krijuam, sigurisht që edhe Teuta mund të fitonte nëse marrim në konsideratë rastin e penalltisë Por falë portierit të Teutës që ishte i pakalueshëm, nuk arritëm të merrnim më shumë se një pikë. Sot ishim të cunguar nga mungesat, kishim 6 lojtarë të formacionit që na mungonin.

Duhet të falënderoj çunat, veçanërisht Lilën, që nuk ka luajtur në pozicionin e tij natyral. Objektivat do të vendosen në fund të sezonit, vetëm atëherë mund të bëjmë llogaritë, lufta është e hapur dhe e fortë.

I kënaqur nga ata që luajtën sot? Mendoj që ishim më lart se kundërshtarët sot. Pësuam një gol si pasojë e një gabimi individual. Edhe për penalltinë kam rezerva. Jam shumë i kënaqur nga skuadra, sepse edhe ata që luajtën sot, i bënë më së miri detyrat. Qirko ishte i pakalueshëm sot dhe mendoj që duhet të marrë çmimin lojtari i ndeshjes.

Kasa? Ka ardhur në janar, nuk është në formën optimale, pasi ka kaluar një dëmtim të lehtë. Pushimi mendoj që do ti bëjë mirë, atij dhe gjithë skuadrës”, ka thënë Tetova. / Oversport.tv