Teuta bën goditje në merkato, kontratë 3-vjeçare për një mesfushor

Teuta ka bërë afrimin e radhës në ekip. Klubi durrsak ka zyrtarizuar afrimin e ish-lojtarit të Vllaznisë, Uheid Hoxha.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi me anë të një komunikate në rrjetet sociale. Në të thuhej se mesfushori me tipare sulmuese ka firmosur një kontratë 3-vjeçare.

“KF Teuta ka kënaqësinë të njoftojë se mesfushori sulmues, Uheid Hoxha është zyrtarisht pjesë e skuadrës sonë. Klubi ynë ka arritur ditën e sotme një marrëveshje 3 vjeçare me lojtarin 21 vjeçar, lojtari bashkohet me Teuten pasi, ishte pjesë e Vllaznis në sezonin e fundit.  KF Teuta i uron mirëseardhje mesfushorit Hoxha dhe i uron shumë suksese me fanellën e klubit tonë”. /oversport.tv