Teuta bën goditjen e dytë, zyrtarizon blerjen e Reild Kurtit nga Korabi

Teuta ka bërë pazar në Kategorinë e Parë dhe më konkretisht te ekipi i Korabit. Durrsakët kanë zyrtarizuar blerjen e mbrojtësit të djathtë Reild Kurti.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi i Teutës nëpërmjet një komunikate në mediat e saj sociale. Në të thuhej se ata kanë arritur një marrëveshje tre vjeçare që do ta mbajë lidhur 19-vjeçarin me Teutën.

Kështu, Teuta zyrtarizoi afrimin e mbrojtësit duke i uruar edhe mirëseardhjen Kurtit dhe duke i uruar suksese me fanellën durrsake. Kurti bëhet blerja e dytë nga Teuta në këtë sesion merkatoje pasi më parë u zyrtarizua edhe blerja e Rubin Hebaj. /oversport.tv