Teuta i jep fund pritjes, durrsakët zyrtarizojnë trajnerin për sezonin e ardhshëm

Teuta nuk ka vonuar dhe tashmë e ka bërë vetë zyrtare konfirmimin e trajnerit të ri. Diego Longo do të jetë trajneri i klubit durrsak për sezonin e ardhshëm duke zëvendësuar Edi Martinin.

Këtë e ka bërë zyrtare vetë klubi durrsak përmes një postimi në rrjetet sociale të klubit. “Benvenuto Mister DIEGO LONGO! KF Teuta zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me trajnerin Diego Longo.

Trajneri i ri i skuadrës sonë aventurën e tij të fundit e kishte në Vlorë, ku drejtonte klubin e Flamurtarit. KF Teuta i dëshiron mirëseardhje trajnerit të ri në skuadër, duke i uruar suksese dhe arritjen e qëllimeve të vendosura së bashku me skuadrën tonë.” – shkruhet në profilin zyrtar të Teutës.

Kjo është eksperienca e tretë e trajnerit 47-vjeçar në Shqipëri. Përpara Teutës, Diego Longo ka qenë në drejtimin e Kukësit dhe Flamurtarit. /oversport.tv