Teuta kompleton mbrojtjen, rikthen në Superiore Harallamb Qaqin

Harallamb Qaqi është zyrtarisht lojtar i Teutës. Durrsakët po kërkonin për një qendërmbrojtës dhe kanë nënshkruar me lojtari që ka luajtur në disa skuadra në elitën e futbollit shqiptar, para se të kalonte në Qipro e më pas edhe në Kosovë.

“Qendërmbrojtësi, Harallamb Qaqi, zyrtarisht është lojtari më i ri i KF Teuta. Lojtari është prezantuar në ambientet e “Stadiumit Niko Dovana” dhe sot ka zhvilluar seancën e parë stërvitore me blutë.

I lindur më 17 shtator 1993, Harallamb Qaqi, në skuadrën e Teutës vjen pas eksperiencës me disa ekipe si Carpi, Laçi, Skënderbeu, Kukësi, e Drenica së fundmi në Kosovë.

Qaqi, i gjatë 1.96 cm, pozicionin ideale në fushë ka atë të qendërmbrojtësit. Afrimi i Qaqit në skuadrën e Teutës, do të jetë ndihmesë për formacionin e drejtuar nga Edi Martini, duke e kompletuar kështu  mbrojtjen e skuadrës blu”, njofton Teuta. / oversport.tv