Teuta rrëzon Kukësin, i bashkohet Tiranës në krye të kampionatit

Teuta i bashkohet Tiranës në krye të renditjes, pasi i ka shkaktuar Kukësi humbjen e parë sezonale. Kampionët në fuqi triumfuan me rezultatin 3-2 në “Elbasan Arena” dhe tani numërojnë 8 pikë në klasifikim, po aq sa bardheblutë që sot mposhtën skuadrën e Laçit.

Dueli në Elbasan nisi i vrullshëm dhe pas 7 minutash lojë Alabano Aleksi shënoi me një goditje fluturimthi brenda zone. Kukësi reagoi menjëherë dhe braziliani Feijao nuk e pati të lehtë të realizonte, pasi Qirko nuk e kontrolloi dot topin e gjuajtur nga Basa.

Spektakli në Elbasan vazhdoi, pasi me VAR gjyqtari Juxhin Xhaja akordoi një penallti në favor të Kukësi. Kapiteni Gjelbrim Taipi nuk gaboi dhe verilindorët e panë veten në epërsi. Jo për shumë kohë, pasi Sebino Plaku nuk fali me një gjuajtje në hyrje të zonës.

45 minutat e para u mbyllën me një tjetër gol dhe ishte Koubemba ai që e çoi topin në rrjetë dhe i dha epërsinë Teutës. Në të dytën rastin më të mirë për gol e kishte Shqipërim Taipi, por nuk ia doli të shënonte dhe ishin durrsakët ata që iu gëzuan tre pikëve.

ABISSNET SUPERIORE – JAVA 4
Kukësi-Teuta 2-3
Shënues:
Feijao 13’, Taipi (pen.) 26’ / Aleksi 7’, Plaku 34’, Koubemba 45’

/ oversport.tv