Do të startojë nesër sezoni 2021-2022 I Kategorisë Superiore. Teuta-Partizani do të jetë supersfida që do të çelë siparin e këtij edicioni të kampionatit kombëtar.
“Djemtë e detit”, kampionët në fuqi të vendit do të përballen me rivalët e Partizanit në këtë debutim sezonal,por për shkak të punimeve në stadiumin “Niko Dovana”, durrsakët do të transferohen në “Elbasan Arena” për këtë sfidë të parë të sezonit, që do të startojë në orën 19.45.
Përmes një njoftimi në faqen zyrtare në facebook Teuta njofton tifozët për çmimet e biletave. /Oversport.tv
https://www.facebook.com/OfficialTeutaKF/posts/10159608167474462