Teuta shtrëngon duart me Martinin, del komunikata zyrtare

Edi Martini njoftoi mbrëmjen e djeshme largimin nga Teuta, pas humbjes që kampionët në fuqi pësuan kundër Partizanit në “Elbasan Arena”.

Klubi durrsak ka dalë sot me komunikatë dhe e falënderon teknikun shkodran dhe i uron suksese në të ardhmen.

“Klubi i futbollit Teuta njofton se ka shkëputur marrëveshjen me tranjerin Eduard Martini. Karriera e Eduard Martinit si trajner tek Teuta filloi në 15 dhjetor të vitit 2019, kur ai zëvendësoi Bledi Shkëmbin me një kontratë dy vjeçare, kur ai ishte 44-vjeçar.

Në vitin e tij të parë, shkodrani udhëhoqi Teuten për të fituar trofetë e Kupës së Shqipërisë dhe SuperKupës, dhe gjithashtu kaloj një tur në Uefa Europa League, duke mundur Beitar Jerusalem.

Në sezonin që u mbyll në Durrës, Martini udhëhoqi ekipin e tij për të siguruar titullin e 2-të kampion në sezonin 2020/2021. Martini e nisi sezoni e ri duke kalur një turë Uefa Conference League, por fitoj dhe SuperKupën e Shqipërisë ndaj Vllaznisë.

Me ecurinë jo të mirë gjatë 10-të javëve të para, Klubi i Futbollit Teuta dhe tranjeri Martini kanë shkëputur marrëveshjen. Falenderojmë tranjerin Eduard Martini për gjithçka që ka bërë për ekipin tonë dhe i urojmë shumë suksese në të ardhmen”. / oversport.tv