Teuta skuadra e momentit, durrsakët largojnë makthet e mbijetesës dhe shënjestrojnë Europën

Teuta është skuadra e momentit në Superiore. Durrsakët konfirmuan formën e mirë që po kalojnë edhe në kryeqytet, duke fituar 2-0 në “Air Albania” përballë kryesuesve të Tiranës. Falë këtij trepikëshi djemtë e Martinit largohen akoma më shumë nga zona e ftohtë dhe aktualisht e shohin veten në mesin e renditjes në kuotën e 31 pikëve.

Durrsakët kanë grumbulluar 10 pikë në 4 takimet e fundit që kanë zhvilluar në kampionat dhe nëse nuk do të ishte humbja 4-3 përballë Laçit në mes, seria e rezultateve pozitive do të ishte akoma më e gjatë.

Duket se makthet e mbijetesës kanë marrë fund për Teutën, që tashmë me të drejtë mund të ëndërrojë një vend në Kupat e Europës (diferenca me Vllazninë e vendit të 3-të është vetëm 4 pikë. / Oversport.tv