Tevez pranë tërheqjes nga futbolli: Nuk po gjej motivim për të luajtur

Carlos Tevez pranon se po lufton që të gjejë dëshirën për të vazhduar akoma karrierën e tij në futbollin e luajtur. Sulmuesi argjentinas, aktualisht 37 vjeç, ka spikatur në Angli me të dyja skuadrat e Manchesterit dhe në Itali me Juventusit.

Tevez konsiderohej si një nga sulmuesit më të mirë në qarkullim në kohën kur ishte në formën e tij optimale. Pasi ndërpreu marrëveshjen me Boca Juniors në qershor, sulmuesi pranon se tashmë ka në mendje prioritete të tjera dhe jo futbollin. Nuk e ka zyrtarizuar akoma tërheqjen, por po i pëlqen kjo periudhë larg fushës së blertë.

“Nuk kam më dëshirë që të shkoj pas topit. Të shtunën isha në një dasmë, në të njëjtën kohë që Boca po luante dhe po mendoja se nëse do të isha duke luajtur, do të më mungonte dasma.

Po mendoj rikthimin? Të gjithë më pyesin, por nuk di nga t’ia filloj. Aktualisht po shijoj këtë moment. Dua që të motivohem, por kur shoh skuadrat për të cilat kam luajtur.

Mundohem që të gjej atë zjarrin që të motivoj veten për të luajtur 6 muaj apo edhe një vit, por aktualisht nuk po e gjej këtë dëshirë”, ka thënë sulmuesi argjentinas në një intervistë për ESPN. /Oversport.tv