“Thamë se po ikte në Formula 1, Rossi na kërcënoi”, të pathënat e “Doktorit”

Valentino Rossi është një nga pilotët më të dashur nga tifozët e MotoGP. Italiani fitoi zemrat e tyre me mënyrën si garonte dhe është një nga më të suksesshmit në këtë sport.

Gjithsesi gjatë karrierës së tij ka pasur ulje e ngritje, sikurse edhe prapaskena të ndryshme ai ajo e fillimit të viteve 2000, kur Yamaha mori në skuadër spanjollin Jorge Lorenzo.

Lin Jarvis dhe Valentino Rossi

Lin Jarvis, drejtori sportiv i Yamaha, tregon se Rossi nuk e priti mirë atë lëvizje, por ai thekson se kishin arsye pse e bënë diçka të tillë.

“Ne zgjodhëm Lorenzo, pasi menduam se Valentino do të kalonte në Formula 1 pas testeve që kreu me Ferrarin. Formula 1 ishte pasioni i Rossi, ndaj kishim nevojë për një pasues të fortë dhe zgjodhëm Jorge”, tregon Jarvis.

“Doktori” nuk kishte qëndruar duarkryq dhe drejtor i Yamaha shton: “Rossi na kërcënoi, ose ai ose Lorenzo. Kjo ishte e papranueshme për ne dhe nga ai moment nisi divorci”. Italiani u largua nga skuderia japoneze dhe bë pjesë e Ducati, ku nuk mundi të shkëlqente dot si më parë. / oversport.tv