Thellohet skandali me plusvalencat, në lupën e prokurorisë futet edhe Napoli

Është zgjeruar harta e hetimeve për autoritetet italiane për sa i përket rasteve ku ekipet kanë abuzuar me plusvalencat. Pas hetimeve të nisura nga prokuroria mbi klubin e Juventusit, pritet që hetime të hapen edhe për Napolin.

Lajmin e bën të ditur Il Messaggero e cila ndër të tjera tha se të gjitha ekipet e Serie A po hetohen për abuzime me financat. Si pasojë, klubi i radhës që pritet të hyjë në lupën e prokurorisë është Napoli. Ajo që shqetësojn më shumë autoritetet është blerja e Victor Osimhen nga Lille.

Napoli shpenzoi për nigerianin plot 50 milionë euro si dhe kartonin e Karnezis dhe tre lojtarëve të Primaveras, Manzi, Liguori dhe Palmieri. Ata u vlerësuan me një total prej 20 milionë eurosh. Për pasojë, prokuroria ka nisur hetimet për të parë nëse ka shkelje në këto negociata ose jo. /oversport.tv