Abuzimet me bilancet: Nuk është vetëm Juventusi, 5 klube të tjera të përfshira

Është “një sistem i sëmurë”. Prokuroria e Torinos po heton klubin e Juventusin në lidhje me bilancet false dhe shifrat e ekzagjeruara të transferimeve të lojtarëve, që kanë shërbyer për të mbushur “vrimat” në llogaritë e klubit.

Por nga hetimet ka rezultuar se janë të paktën 6 klube të Serie A të përfshira në skandalin e plusvalencave, duke abuzuar me shifrat e transferimeve të lojtarëve.

Sipas asaj që shkruan “La Repubblica”, përveç Juventusit e përfshirë në këto transferime “të dyshimta” është edhe Genoa, që ka bërë marrëveshje me vlerën e 123 milion eurosh me klubin bardhezi, por edhe transferime me vlerë 78 milion euro me Interin (Pinamonti, Radu dhe Vanheusden).

Klubet e tjera të përfshira në këtë skandal janë edhe Napoli (rasti Osimhen), Atalanta (rasti Romero) dhe Sampdoria ( rasti Audero). / Oversport.tv