Themeluesit e Superligës Europiane çojnë në gjyq FIFA-n dhe UEFA-n

Real Madrid, Barcelona dhe Juventus, tre klubet që qëndrojnë prapa projektit të Superligës Europiane, do të ndërmarrin aksione ligjore kundër UEFA-s dhe FIFA-s, në një tentativë për të riorganizuar rrënjësisht drejtimin e futbollit europian.

Këtë gjë e zbulon “Financial Times”, sipas së cilës tre klubet synojnë të akuzojnë organet e Qeverisë së Futbollit se po shkelin rregullat e konkurencës europiane, duke tentuar që të çmontojnë “monopolin” e FIFA-s dhe UEFA-s në organizimin e turneve.

Një fitore e mundshme, do tu jepte skuadrave mundësinë që të kishin më shumë kontroll financiar në kompeticionet që marrin pjesë.

“Financial Times” konfirmon se ka parë dokumentat që tre klubet kanë çuar në Gjykatën e Europiane, ku kërkojnë që të shikohet pozicioni i UEFA-s, që u vendos sanksione klubeve, por fiton shuma të mëdha nga organizimi i turneve si Champions League:

“Uefa dhe Fifa mbajnë një pozicion monopoli në futbollin europian, pavarësisht kërkesës së operatorëve të tjerë për tu futur në këtë treg”, lexohet në këto dokumenta. /Oversport.tv