Theo dhe Lucas mes tyre, ju prezantojmë vëllezërit shokë kombëtareje

Trajneri i Francës Deschamps ka grumbulluar Theo ashtu dhe Lucas Hernandez, të cilët mund të luajnë së bashku për herë të parë me kombëtaren franceze. Nuk është hera e parë që dy vëllezërve të luajnë së bashku me kombëtaret e tyre dhe më poshtë ju sjellim disa raste:

1-THEO DHE LUCAS HERNANDEZ (FRANCA): Njëri luan me Milanin, tjetri me Bayern Munich. Hera e parë që të dy grumbullohen me ekipin francez.

2-YAYA DHE KOLO TOURE (BREGU I FILDISHTË): Shokë në kombëtare, por dhe në klube: të dy kanë lozur me Manchester City.

3-FRANK DHE RONALD DE BOER (HOLANDA): Binjakë, një karrierë duke luajtur në krahë të njëri tjetrit: Ajax, Barcelona, Glasgow Rangers dhe në kombëtare.

4-EDEN DHE THORGAN HAZARD (BELGJIKË): Fëmijë të dy ish-futbollistëve, që sollën në jetë 4 futbollistë. Eden dhe Thorgan kanë arritur në kombëtare, me të parin që luan me Real Madrid dhe të dytin me Borussia Dortmund.

5-ROMELU DHE JORDAN LUKAKU (BELGJIKË): Romelu sulmues ndërsa Jordan mbrojtës krahu. Të dy janë përballur si kundërshtarë në Itali, njëri me fanellën e Interit dhe tjetri me të Lazios.

6-JORDAN DHE ANDRE AYEW (GANA): Një familje futbollistësh: fëmijë të një futbollisti të madh, si Abedi Pele.

775017941BH00022_Swansea_Ci

7-GARY DHE PHIL NEVILLE (ANGLI): Kanë luajtur së bashku për një kohë të gjatë te Manchester United. Ndërsa te kombëtarja 85 ndeshje për Gary Neville dhe 59 ndeshje për Phil Neville.

8-BRIAN DHE MICHAEL LAUDRUP (DANIMARKA): Dy pika shumë të rëndësishme në kombëtaren daneze, të cilët u ndanë në momentin më të rëndësishëm. Para Europianit 92, Michael u konfliktua me trajnerin dhe nuk u grumbullua, ndërsa tjetri Brian u grumbullua dhe fitoi kompeticionin. / oversport.tv