Theo Hernandez dhe Zoe Cristofoli tregojnë gjininë e fëmijës

Pasi është harruar lodhja në ndeshjet me Francën dhe ka festuar kualifikimin në Kupën e Botës, Theo Hernandez është rikthyer në Milano dhe ka shfrytëzuar ditën e pushimit të dhënë nga Pioli për të qëndruar me familjen, si dhe për të dhënë një lajm shumë special.

Në videon e publikuar në Instagram nga shoqja e jetës Zoe Cristofoli, duket çifti që tregon gjininë e fëmijës: do të jetë një djalë.