Theo Hernandez shënon edhe jashtë fushe, së shpejti do të bëhet baba

Theo Hernandez po jeton një nga momentet më të mira të karrierës së tij. Pas fitimit të Nations League me Francën, dhe arritjen në krye të renditjes me Milanin, Hernandez ka marrë edhe një lajm tjetër të bukur.

Partnerja e tij Zoe Cristofoli është shtatzënë dhe së shpejti do të bëhen prindër. Lajmin e ka bërë të ditur vetë çifti në një postim në Instagram.

“Më në fund mund ta ndajmë gëzimin me të gjithë. Mezi presim të të shikojmë në sy dhe të shoqërojmë në këtë udhëtim që quhet jetë”, shkroi në Instagram, The Henandez. /oversport.tv