Theo i dashuruar me Milanin, refuzon sheikët PSG dhe City

Aromë rinovimesh në shtëpinë e kuqezinjve. Forma e mirë në kampionat këtë sezon, duket se ka bindur një pjesë të elementeve më të rëndësishëm të trajnerit Pioli, për të vijuar edhe më gjatë rrugëtimin me kuqezinjtë.

Një prej tyre është Theo Hernandez. “The Sun” ka bërë me dije se sheikët e Manchester City si dhe të PSG janë hedhur në sulm për shërbimet e tij. Mirëpo, nga sa bëhet me dije, francezi është i gatshëm që të refuzojë çdo ofertë për të shprehur dashuri ndaj Milanit.

Kësisoj, pritet që skadenca e kontratës të shtyhet akoma nga 2024 deri në vitin 2026. Pas kartonit të kuq ndaj Romës, Theo Hernandez do të jetë një mungesë e rëndësishme për trajnerin Pioli në sfidën e kësaj fundjave, përballë Interit në derbin e Madoninës. /Oversport.tv