Legjenda e Brazilit, Pele, ka uruar Leo Messin në llogarinë e tij në Instagram për thyerjen e rekordit si golashënuesi më i mirë i Amerikës Latine në fillim të këtij muaji.
Sulmuesi i argjentinas realizoi trigolësh në ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botës përballë Bolivisë më 9 shtator, duke thyer një rekord të ri në karrierën e tij profesioniste.
78 gola për “pleshtin” me Kombëtaren e Argjentinës nuk kanë kaluar pa u vënë re nga Pele, i cili i ka dedikuar disa mesazhe urimi Leos.
“Përshëndetje Leo Messi, më fal nëse jam vonë. Nuk doja ta humbja mundësinë për të uruar për një tjetër rekord të arritur në fillim të këtij muaji.
Talenti yt kur luan futboll është i paçmueshëm. Shpresoj të arrish më shumë, mes miqve të mi Kylian Mbappe dhe Neymar”. / oversport.tv
View this post on Instagram