Theu rekordin e “Topit të Artë”, Myrto Uzuni prin Shqipërinë në tokën e bekuar

Shqipëria vjen në ndeshjet e tetorit në vend të dytë. Transferta hungareze dhe më pas sfida ndaj Polonisë së Lewandowskit, mund të vendosin gjithçka sa i takon ecurisë së kuqezinjve këtë edicion ku shpresa e madhe është “Play Off”-i për në “Katar 2022”.

Në këtë përballje, kuqezinjtë kanë me vete sulmuesin e rekordeve në Hungari. Myrto Uuni do të jetë si në shtëpi në “Puskas Arena, Budapest”. Me 12 gola të shënuar edicionin e tij të parë, sulmuesi i Kombëtares vendosi rekord dhe u bë kryegolashënuesi i kampionve të Ferencvaroshit.

Pak ditë më parë, Uzuni shënoi 6 gola në një ndeshje kupe duke brazuar rekordin e Florian Albert, fituesit të “Topit të Artë”. Legjenda hungareze gjendet me statujën e tij para këtij impianti, emrin e të cilit e ka mbajtur deri në vitin 2014, kur edhe u bë prishja e stadiumit dhe rindërtimi i tij.

Është toka e bekuar për beratasin që numëron 18 ndeshje me Kombëtaren. Me gol ndaj San Marinos dhe një eurogol javën e fundit në Europa League, 26 vjeçari duket gati pr të udhëhequr Kombëtaren drejt triumfit në Hungari. / oversport.tv