Thiago dhe Liverpool drejt lamtumirës, mesfushori në bisedime me gjigantin turk

Kur i ka mbetur edhe një vit nga përfundimi i kontratës me Liverpool, Thiago Alcantara mund të largohet. Karriera e mesfushorit spanjoll pritet të vijojë në kampionatin e Turqisë.

Sipas “The Sun”, mesfushori 32-vjeçar është në bisedime me Galatasaray dhe me shumë mundësi do të jetë pjesë e kampionëve të Turqisë për sezonin e ardhshëm. Liverpool kërkon të përfitojë para duke mos e lënë Thiagon të largohet verën e ardhshme si transferim i lirë.

Pas blerjeve të bujshme të Dominik Szoboszlai dhe Mac Allister, Liverpool nuk kërkon të blejë dikë për të zëvendësuar Thiagon. Vendin e mesfushorit spanjoll te “The Reds” pritet ta zërë Trent Alexander Arnold, i cili do të paraqitet më shumë në mesfushë sezonin e ardhshëm. /oversport.tv

Foto: Liverpool FC, Facebook