Thiago Motta: Fitore e merituar. Gjyqtari? Ky është futbolli

Thiago Motta, trajneri i Spezias ka komentuar fitoren e arritur në “San Siro” përballë Milanit:

“Mendoj se të gjitha fitoret që kemi arritur deri më tani janë fitore të bukura. Lojtarët po punojnë shumë. Sot bëmë një paraqitje të mirë dhe morëm një rezultat të merituar. Ta gëzojmë këtë fitore për një ditë dhe nga nesër të mendojmë për ndeshjen e radhës”.

Rikthimi në “San Siro” – “Është gjithmonë fat të luash në këtë stadium. Sot ishim me fat si Spezia që morëm pjesë në një moment unik në San Siro. I dimë vështirësitë që na presin, po jam shumë i kënaqur me këtë grup”.

Gabimi i gjyqtarit – “Të gjithëve na ka ndodhur që të marrim ose të humbasim diçka, ky është futbolli. Gjëja më e rëndësishme, për sa më takon, është se jemi të vetëdijshëm për ndeshjen e mirë që zhvilluam kundër Milanit, luajtëm deri në minutën e fundit”. / Oversport.tv