Thiago Silva: Dua të luaj deri në 40-vjeç, marr si shembull Ibrahimovic

Edhe pse kontrata e tij me Chelsea skadon në fundin e këtij sezoni, Thiago Silva nuk ka në plan të ndalet nga futbolli i luajtur. Këtë gjë e konfirmon vetë mbrojtësi brazilian për kanalin zyrtar të Chelsea i cili tha se dëshiron të luaj të paktën edhe dy vite të tjera.

“Flas shpesh me Ibrahimovic, kohët e fundit edhe më shumë sepse Chelsea im dhe Milani i tij do të përballen në Champions League. Objektivi im është të bëj njësoj si ai, të luaj deri në moshën 40-vjeçare, por nuk e di nëse do të arrij të qëndroj në këto nivele, të mbaj kaq të lartë nivelin e konkurrencës.

Varet shumë nga ky sezon dhe nga çfarë do të ndodhë në Kupën e Botës. Dhe po varet shumë edhe nga rinovimi i kontratës. Për mua është shumë e rëndësishme të vazhdoj të luaj në këto nivele në moshën 38-vjeçare, por nuk është e lehtë, sidomos në Premier League. Kur përfundoj stërvitjen kthehem në shtëpi dhe mendoj se çfarë duhet të bëj që të jem në formë ditën tjetër.” /oversport.tv

Foto: Chelsea Football Club, Facebook