Lajmet për një transferim të mundshëm të Paulo Dybalës te Chelsea janë shtuar ndjeshëm. Ylli argjentinas ka përfunduar në radarët e “Bluve të Londrës” të cilën kanë nisur edhe kontaktet e para me Romën dhe lojtarin për të parë mundësinë e kësaj lëvizjeje.
Një kërkesë më shumë Dybalës ia ka bërë edhe ish-mbrojtësi i Milanit, aktualisht te Chelsea, Thiago Silva. Ky i fundit po ndiqte nga pranë Çmimin e Madh të Anglisë në Formula 1, ky u takua edhe me Paulo Dybalën e më pas u intervistua nga Sky Sport dhe u pyet pikërisht për mundësinë që të jetë shokë skuadre me lojtarin e Romës.
“Ishte diçka e bukur të takoja Dybalën. Po flitet për një transferim të mundshëm te Chelsea? Nuk e di, e pyeta nëse është e vërtetë, por nuk më tha asnjë gjë.
Nëse do të më pëlqente të vinte te Chelsea? Sigurisht që po. Është një lojtar i jashtëzakonshëm. Me siguri që do të na ndihmonte shumë nëse do të vinte te ne”, tha ndër të tjera Thiago Silva. /oversport.tv
Foto: AS Roma, Facebook