Thirrjet e tifozëve kundër Donnarumma, sulmet e Raiola bezdisin Milanin

Sulmet që Mino Raiola ka bërë në drejtim të Milanit për të mbrojtur lojtarin e vet Gianluigi Donnarumma nuk i kanë pëlqyer aspak ekipit kuqezi. Edhe pse ata nuk bënë asnjë deklarat zyrtare, sipas Corriere dello Sport, sulmi i tij ishte i pavend.

Sipas prestigjiozes italiane, sulmet u konsideruan jashtë çdo konteksti dhe në një kohë të gabuar për tu bërë. Milan dhe Donnarumma kanë ndarë rrugët e tyre dhe tashmë portieri i takon vetëm të shkuarës për ta. Milanistët bëjnë përgjegjës vetëm Donnarummën dhe agjentin e tij Mino Raiola për zërat kundër tyre.

Për ta, Milani bëri gjithçka brenda mundësive që kishte për ta mbajtur gardianin e portës por në asnjë rast nuk u arrit marrëveshja mes dy palëve. Kështu, Donnaruma përfundoi në Paris ndërsa Milani ja besoi portën Maignan.

Zyrtarisht Milani nuk ka bërë asnjë deklaratë kundër Donnarumma ku dhe pas largimit te PSG, drejtuesit i uruan atij më të mirat, prandaj sulmet e Raiolas për Milanistat u dukën bezdisëse dhe të pavenda. /oversport.tv