Thirrjet raciste kundër lojtarëve, gjykata dënon me burg tifozin anglez

Thirrjet raciste përmes mediave sociale janë kthyer në një problem të madh edhe për futbollin. Diçka e tillë ndodhi edhe në finalen e “Euro 2020” ku një tifoz anglez ofendoi lojtarët e kombëtares për penalltitë e humbura.

Pas kësaj kanë reaguar edhe institucionet ligj zbatuese në Mbretërinë e Bashkuar, të cilët hapë një hetim mbi tifozin që bëri thirrje raciste. Ka qenë vetë Shërbimi i Prokurorisë Angleze që konfirmoi se tifozi u dënua me 10 javë burg.

Personi quhet Jonathon Best dhe është 52 vjeç. Ai bëri një postim ku ofendonte lojtarët Marcus Rashford, Jadon Sancho dhe Bukayo Saka pas penalltive të humbura që i shkaktuan humbjen kombëtares angleze. /oversport.tv