Gjykata sportive në Itali ka marrë vendimin për tifozët e Fiorentinës që kënduan kore raciste ndaj Koulibaly dhe lojtarëve të tjerë me ngjyrë të Napolit.
Siç pritej dënimi nuk u dha përfundimtar nga gjykata. Ata vendosën të presin të gjitha provat që do të sillen për ta shqyrtuar të plotë ngjarjen. Megjithatë, ata morën një vendim paraprak duke e gjobitur ekipin e Fiorentinës me 10 mijë euro.
Por ky nuk është vendimi final i tyre pasi sipas mediave vendase pas shqyrtimit të plotë të çështjes priten dënime edhe më të rënda për tifozët. Fiorentina kështu rrezikon të luajë disa ndeshje pa patur praninë e tifozëve ultras. / oversport.tv