Thirrjet raciste ndaj yjeve të Milanit, Gjykata Sportive ledhaton ultrasit e Romës

Gjykata Sportive ka “ledhatuar” ultrasit e Romës për thirrjet raciste kundër Franck Kessie dhe Zlatan Ibrahimovic.

Sot janë publikuar vendimet e marra dhe në të thuhet se Roma dënohet të luajë një ndeshje me Curva Sud të mbyllur, nëse ngjarje të tilla përsëriten brenda një viti.

Normalisht dënimit me një ndeshje i shtohet edhe dënimi për shkeljen e radhës, nëse ndodh.

Praktikisht Romës i është tërhequr veshi dhe në ndeshjen e radhës në shtëpi kundër Torinos do t’i kenë në stadium ultrasit. / oversport.tv