Thohir: Kam punuar për të mirën e Interit, Suning do ikë në momentin e duhur

Erick Thohir, ish-pronari i Interit ka folur për prestigjiozen “Corriere dello Sport”: “Grupi Suning? Nuk dua të komentoj situatat e fundit, por një gjë është e sigurtë: kanë respekt për Interin dhe për italianët dhe kur të vijë momenti për tu larguar do ta bëjnë.

Varet gjithçka nga ata, por nuk është e lehtë që të jesh i kthjellët nëse je i dashuruar. Mua më bindën me një projekt ambicioz dhe të qëndrueshëm.

Në atë kohë më kishin propozuar postin e presidentit të komitetit olimpik indonezian dhe në këtë situatë, pasi diskutuam me Morattin, kërkuam zgjedhjen më të mirë për klubin.

E kisha thënë edhe në vitin 2013: synimet e mia ishin që të ndihmoja, të riktheja Interin mes katër skuadrave më të mira të Itali dhe që klubi të qëndronte me bilancet në rregull”, ka deklaruar Thohir, që ka qenë presidenti i Interit nga viti 2013 deri në tetor të vitit 2018. / Oversport.tv