“Thriller” në Formula 1, Hamilton triumfon në Çmimin e Madh të Jeddah

Kampioni i botës në Formula 1 do të vendoset në Abu Dabi, pasi në Çmimin e Madh të Jeddah triumfoi Leëis Hamilton dhe është barazuar me pikë (369.5) me Max Verstappen.

Holandezi mbetet i pari për momentin, pasi ka fituar një garë më tepër këtë sezon. Gara e sotme ishte spektakolare dhe Verstappen përfitoi nga aksidenti i Mick Shchumacher, kur makinat Mercedes u futen në bokse gjatë kohës që ishte makina e sigurisë në pistë.

Më vonë pati flamur të kuq dhe Verstappen përfitoi të ndryshonte gomat dhe mbajti vendin e parë. Mes holandezit dhe kampionit të botës pati edhe përplasje dhe në xhiron e 43-të pati penalizim me 5 sekonda për pilotin e Red Bull.

Hamilton mori vendin e parë dhe deri në fund e ruajti, kurse Verstappen uli ritmin për të mbyllur garën dhe për të mos rrezikuar vendin e dytë pas penalitetit të marrë. Në podium u rendit edhe makina tjetër Mercedes, e drejtuar nga Valtteri Bottas. / oversport.tv