Thumbimi për policët bëhet viral, habisin ultrasit e klubit të Ibrahimovic

Flamuj, flakadanë të ndezur, shtaga të ngritura. Ultrasit e Hammarby e kanë kthyer në festë kundër Ostersunds në kampionat.

Mesazhi ishte i qartë dhe kundër armiqve të tyre të përjetshëm, policisë. “Vizioni ynë” shkruajnë ata në stadium, duke e përdorur si mbishkrim për atmosferën që ata krijojnë.

Në sektorin ngjitur, thuajse i boshatisur, ata shkruajnë se është “vizioni i policisë”, siç ata e duan stadiumin. Mesazh i qartë, tipik i ultrasve që gjithmonë janë kundër policëve. / oversport.tv