Thumbon kapiteni i Liverpool: Shoh filma vizatimorë më mirë se Cityn

Jordan Henderson, kapiteni i Liverpool, ka folur në prag të ndeshjeve të fundit të kampionatit në Premier League. “The Reds” mund të shpallen kampionë nëse mundin Wolves dhe Manchester City ndalet të paktën në barazim kundër Aston Villa.

Henderson i ka ngacmuar para ndeshjes “Qytetarët”, që kryesojnë kampionatin me një pikë më shumë. Mesfushori është shprehur se më mirë shikon filma vizatimorë se sa të ndjekë skuadrën e Pep Guardiola.

“Unë nuk e shikoj Manchester City, disa prej djemve e ndjekin në TV. Mënyra se si ata luajnë nuk është kurrë e këndshme për t’u parë, për këtë arsye shikoj kanale për fëmijët.

Më mirë shikoj filma vizatimorë (qesh). City nuk lë kurrë pikë. Gerrard? Shpresoj të në bëjë nder. Mund të telefonoj atë”, është shprehur për Sky Sport UK futbollisti i Liverpool. / oversport.tv

Foto: Liverpool FC, Facebook