Thuram: Racizmi? Duhet të ndërpresim ndeshjet, që të gjendet një zgjidhje

Në një intervistë të dhënë për CNN, Lilian Thuram, ish-mbrojtësi i Juventusit dhe Parmës ka folur për një temë me të cilën ka qenë gjithmonë i lidhur, për racizmin. Ish-futbollisti ka treguar se si mund të ndalohet kjo gjë.

“Që nga viti 1997 dhe deri më sot gjithmonë ka patur ofendime raciste në stadiume. Do të jenë gjithmonë. Si mund të ndalojmë racizmin? Le të fillojmë të ndalojmë ndeshjet. Kur ndërpresim ndeshjet, ndërpresim marrëdhëniet ekonomike.

Meqë futbolli është mbi të gjitha biznes, nëse ndërpresim ndeshjet, institucionet përgjegjëse janë të detyruara që të gjejnë një zgjidhje. Pyesim lojtarët që janë viktimë e racizmit. Çfarë duhet të bëjmë, sikur janë ata që duhet të gjejnë zgjidhjen.

Ditën që lojtarët e bardhë do të kuptojnë një janë pjesë e zgjidhjes së problemit dhe do të dalin nga ky lloj neutralitetit, do të jetë dita kur gjërat do të shkojnë më mirë”, ka deklaruar Thuram. / Oversport.tv