Marseille është mposhtur në shtëpi nga Lens me rezultatin 2-3 dhe këta të fundit janë ngjitur në vendin e dytë, me 9 pikë diferencë nga PSG e vendit të parë.
Lens e nisi me vrullë ndeshjen, teksa fitoi një penallti që u kthye në gol nga Sotoca në minutën e nëntë. Pa u bërë gjysmë ore lojë miqtë shënuan edhe golin e dytë, këtë herë me Frankoëski.
Reagimi i Marseille erdhi në pjesën e parë, me Payet që shënoi dy herë dhe e barazoi ndeshjen. Gjithsesi Lens në pjesën e dytë shënoi me Said dhe ia doli të fitonte.
Me pikë të plota sot dolën edhe Metz, Reims e Monaco, që mposhtën respektivisht Brest, Nantes dhe Clermont. Bordeaux-Rennes dhe Troyes-Angers u mbyllën me rezultatin e barabartë 1-1.
LIGUE 1 – JAVA 8
Bordeaux-Rennes 1-1
Brest-Metz 1-2
Reims-Nantes 3-1
Troyes-Angers 1-1
Clermont-Monaco 1-3
Marseille-Lens 2-3
/ oversport.tv