Thyhet rekordi historik i Peles, ish-ylli i PSG-së bëhet golashënuesi më i mirë në historinë e Brazilit

Neymar ka shkruar historinë në kombëtaren e Brazilit duke kaluar në renditje Pelen si golashënuesi më i mirë i përfaqësueses. Ylli i Al-Hilal arriti të realizojë 2 gola në përballjen e Brazilit ndaj Bolivisë dhe kështu ka kaluar legjendën e futbollit botëror.

Ish-sulmuesi i Barcelonës dhe PSG-së është tashmë në krye të listës së golashënuesve të Brazilit me 79 gola të realizuar, dy më shumë se Pele, i cili ka 77 të tillë.

Në fundin e ndeshjes së fituar me shifrat 5-1 nga kombëtarja Selessao, Neymar foli për mediat shumë i emocionuar. “Jam shumë i lumtur, nuk kam fjalë. Kurrë nuk e kam menduar se mund ta arrij këtë rekord.”, u shpreh 31-vjeçari. /oversport.tv