Ti je një cigan, tifozët e Romës shpërthejnë pas golit të Ibrahimovic

Zlatan Ibrahimovic ka shënuar golin e parë të takimit në Roma-Milan. Suedezi shënoi një supergol nga goditja e dënimit, diçka që tifozëve të Romës nuk i ka pëlqyer aspak.

Pas golit ata kanë nisur të këndojnë një dedikim që nuk i ka pëlqyer aspak Ibrahimovic. Nga tribunat u dëgjua një thirrje raciste. “Ti je një cigan”, thuhej në tekstin që tifozët e Romës po këndonin për sulmuesin e Milan.

Me golin e shënuar në këtë ndeshje, Ibrahimovic ka regjistruar 400 gola në karrierën e tij vetëm në kampionatet ku ka luajtur për klube. Ndërkohë, në Serie A ai është ngjitur në kuotën e 150 golave. /oversport.tv