Tifozët e Gremios nuk e kapërdijnë dot humbjen, i nxjerrin inatin VAR-it

Në përfundim të ndeshjes mes Gremios dhe Palmeirasit në kampionatin brazilian, vendasit dolën të humbur nga fusha e lojës sërish (humbja e 6-të në 8 ndeshjet e fundit), ndonëse arritën të barazonin rezultatin në minutën e 86-të (2-2), por më pas ndërhyri VAR-i dhe anuloi golin.

Një ndërhyrje që rezultoi vendimtare, pasi më pas miqtë shënuan edhe golin e tretë, duke vulosur rezultatin e sfidës 3-1.

Tifozët vendas nuk e kanë kapërdirë mirë këtë gjë dhe janë derdhur në fushë dhe të inatosur nga humbja e radhës, i kanë nxjerrë inatin kabinës së VAR-it: tifozët kanë shkatërruar kutinë ku ishte instaluar monitori i moviolës.

Një natë e çmendur dhe sjellja e tifozëve mund ti kushtojë shtrenjtë klubit të Gremios. / Oversport.tv