Tifozët e Interit sulmojnë ashpër Bonuccin: Mashtrues, të presim në …

Vazhdojnë polemikat pas zënkës mes Leonardo Bonuccit dhe zyrtarit të Interit, Cristiano Mozzillo në Superkupën e Italisë.

Pas gjobës që mori mbrojtësi i Juventusit, kanë qenë tifozët e Interit ata që kanë dhënë mendimin e tyre mbi këtë çështje përmes një banderole të shpalosur në qytet:

“Bonucci, nëse do të bësh mashtruesin, të presim në bar, budalla i poshtër”, shkruhet në banderolë. Një sulm direkt, pasi lojtari nuk kërkoi falje pas këtij episodi të pakëndshëm. / Oversport.tv