Tifozët e Lazios protestojnë për çmimet e larta: Do mungojmë kundër Milanit

Çmimet e publikuara për ndeshjen e ardhshme në kampionat mes Lazios dhe Milanit kanë sjellë një reagim të ashpër të pjesës së organizuar të tifozerisë së skuadrës bardhekaltër.

Klubi (që nuk ka bërë abonime gjatë këtij sezoni) ka vendosur që çmimi i biletës në sektorin më popullor, aty ku qëndrojnë tifozët Ultras të jetë 40 euro, ndërsa duhen 60 euro për të parë ndeshjen në tribunën “Tevere” dhe 110 euro në tribunën “Monte Mario”.

Për këtë arsye tifozët kanë njoftuar se do të mungojnë në stadium në sfidën kundër kuqezinjve: “Këto çmime janë një ofendim për tifozerinë laziale, ajo që ka qenë gjithmonë aty në shtëpi dhe në transfertë.

Kësaj radhe do të mungojmë, por sërish do të mbështesim skuadrën jashtë stadiumit. Gjithçka për Lazion, asgjë për Lotiton, sepse Lazio është e lazialëve”, shkruhet në reagimin e tifozëve. / Oversport.tv

Foto: S.S.Lazio Twitter