Tifozët e Milanit nuk zhgënjejnë edhe në ndeshjen e fundit, “San Siro” plot edhe ndaj Veronës

Më shumë se 70 mijë tifozë do të jenë të pranishëm në “San Siro” për ndeshjen e fundit të këtij sezoni të Milanit. Kundër Veronës të dielën në mbrëmje stadiumi do të jetë i mbushur plot e përplot.

Kuqezinjtë do të festojnë kualifikimin në Champions League dhe ndoshta edhe do të përshëndesin Ibrahimovic, që duket se do të mbyllë aventurën e tij me Milanin. Zlatan nuk do të luajë kundër Veronës, por me shumë mundësi klubi do ti rezervojë një hapësirë për të përshëndetur tifozët për herë të fundit në “San Siro”.

Milani ka mbajtur një mesatare prej mbi 71.500 tifozësh në ndeshjet e luajtura në shtëpi, madhe edhe vizitat në “Casa Milan” kanë qenë shumë të larta, pasi mbi 85 mijë vizitorë ka pasur në Muzeun e klubit. / Oversport.tv