Ditët e fundit në mediat daneze ka qarkulluar lajmi se Christian Eriksen mund të rikthehet të luajë në kampionatin vendas. Kjo ka bërë të ëndërrojnë tifozët e Odenses, që shpresojnë që idhulli i tyre do të kthehet të luajë me skuadrën e tyre.
Eriksen ka luajtur për tre sezone me skuadrën e Odenses, nga viti 2005 deri në vitin 2008, para se të transferohej tek Ajax-i i Amsterdamit.
“Kthehu në shtëpi Eriksen. Për ishullin, për klubin, për gjithmonë”-shkruhej në një banderolë të tifozëve në ndeshjen e fundit në kampionat Aalborg-Odense. “Këtë gjë shpresojnë tifozët dhe sigurisht edhe ne si skuadër”-deklaroi mbrojtësi i skuadrës daneze, Jeppe Tverskov.
Kujtojmë se Christian Eriksen, aktualisht në organikën e Interit, nuk ka zbritur më në fushën e blertë, që pas ndërhyrjes që kreu në zemër këtë verë.