Tifozi i parë që dënohet me burg, pasi bëri një sulm racist online ndaj futbollistit

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi dënimin ndaj Simon Silwood, që u bë tifozi i parë në Angli që dënohet me burg, pasi ka bërë një sulm racist online ndaj një futbollisti.

Gjykata e dënoi 50-vjeçarin me 4 javë burg, të cilat do të pasoheshin nga 4 javë detyrim paraqitjeje dhe Silwood apeloi menjëherë vendimin e dhënë.

Në 26 janar ai kishte postuar një mesazh në rrjetet sociale që i drejtohej lojtarit të West Brom, Romaine Sawyers (aktualisht është tek Stoke në formë huazimi), pas humbjen 5-0 përballë Manchester City.

Silwood mori një gjobë prej 500 paundësh dhe pagoi 500 të tjera për shpenzimet e gjyqit. /Oversport.tv