Tifozi pëson arrest kardiak, ndërpritet 30 minuta Watford-Chelsea

Takimi mes Watford dhe Chelsea u ndërpre pas 14 minutash lojë dhe më pas rinisi pas gjysmë ore.

Shkak u bë gjendja shëndetësore e një tifozi në shkallët e stadiumit. Ai pati një arrest kardiak dhe u desh ndërhyrja e mjekëve që i shpëtuan jetën.

Watford në rrjetet sociale ka shkruar: “Lojtarët janë rikthyer në fushë në përgatitje për të rifilluar ndeshja. Mendimet tona janë me tifozin – i cili pati një arrest kardiak, por tani është stabilizuar – dhe të gjithë të prekurit.

Faleminderit stafit mjekësor, lojtarëve dhe tifozëve për reagimin e shpejtë”. Takimi po luhet tani dhe është 0-0. / oversport.tv